Zombie-t do të pushtojnë PUBG për pak kohë. Ekipi i PUBG po teston një modalitet të ri të quajtur Zombie Survival, në të cilën ju bashkë me skuadrën tuaj duhet të mbijetoni në 10 faza sulmi nga zombie-t. Sa më tepër zombie vrisni, aq më shumë monedha dhe armë ju merni.

Çdo lojë që ju luani ka 10 faza që zgjasin për 3 minuta secila. Ju mund të avanconi në fazën e ardhshme duke vrarë të gjithë zombie-t ose duke mbijetuar deri në fundin e kohës së fazës në të cilën jeni. Pasi të keni mbyllur një fazë, ekipi juaj fiton një pushim 20 sekondësh para se raundi i ri të nisë. Nëse ju vdisni gjatë një raundi, ju do të riktheheni në pushim para se faza e re të nisë.

Zombie-t shfaqen sapo raundi të nisë, dhe ndërkohë që ju vazhdoni të luani, numri i tyre rritet. Ata raund pas raundi bëhen më të fuqishëm, më të shpejtë dhe më pas shfaqen disa zombie specialë. Për të fituar monedha juve ju duhet të vrisni sa më shumë zombie.

Nëse dëshironi ta provoni vetë këtë modalitet të ri do të keni afat deri në datën 16 gusht.