Pas 4 vitesh nga miratimi I projektit ende pa dritë jeshile

Në Janar të vitit 2019 Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi në mbledhjen e tij të radhës projektin për rikualifikimin e teatrit “Skampa”. Në vendim thuhet se i ndarë në tre faza projekti parashikon rikonstruksionin e ambienteve të brendshme të cilat janë të amortizuara, ngrohjen qendrore të godinës dhe fasadën për ta sjellë atë në kohë por kur kanë kaluar tashmë afro 4 vite duket se projekti ka mbetur vetm në letër dhe shkak për këtë është bërë mungesa e fondeve. E kontaktuar nga Egnatia neës bashkia e Elbasanit bën me dije se tashmë kanë aplikuar në një projket të Bashkimit Europian për të marrë fondin e nevojshëm por deri më tani ende nuk është miratuar. Nga ana tjetër qytetarët dhe frekuentuesit e teatrit shprehen se ndërhyrja duhet bërë sa më parë të paktën sa I takon infrastrukturës së jashtme për shkak se tetari Skampa është imazh I qytetit.

Teatri “Skampa” është i vetmi objekt kulturor në qytetin e Elbasanit, i ndërtuar rreth viteve 1935. Gjendja fizike e godinës së teatrit, fasadat dhe ambientet e brendshme janë tepër të amortizuara, po ashtu fasada e shumë viteve më parë stonon me pamje e përgjithshme të qytetit. Rikonstruksioni i teatrit tashmë është emergjent pasi ambientet e brendshme pengojnë zhvillimin normal të aktiviteteve për shkak të degradimit të tyre. Po ashtu vendosja e izolimit akustik në sallën e orkestrës dhe baletit është nevojë emergjente pasi pengon kryerjen e aktiviteteve të artistëve. Për t’u theksuar është fakti se mungon totalisht termoizolimi i strukturës, e po ashtu shtresat, rafinatura, dhe tualetet janë jashtë funksionit. Godina e re do të shkojë përshtat gjithë ndryshimeve që ka pësuar qytetit, do të garantojë komoditet për artistët në punën e tyre dhe komoditet për artdashësit. Elbasanasit në historinë e tyre kanë treguar dhe vazhdojnë të tregojnë se e duan artin dhe të bukurën.