Më 17 janar nis seanca e parë e Kuvendit për vitin 2022.

Në fillim është kënduar himni i flamurit më pas kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se ky sesion do të nisë me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të David Sassolit.

“Ashtu siç e kemi paracaktuar, do të mbajë një fjalim hapës presidenti turk Erdogan. Si fillim do të mbajmë një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të presidentit të Parlamentit Europian, David Sassioli. Ne humbëm një mik të madh të Shqipërisë. Për të nderuar kujtimin e tij ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje. Ky do jetë sesioni i mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare. Këtë e dëshiron vetë populli shqiptar dhe Parlamenti Europian. Pak më parë ju përmenda edhe deklaratën që Sasioli më dha gjatë komunikimit të fundit me të duke deklaruar se Shqipëria i kishte përmbushur të gjitha kushtet. Ndërsa kuvendi do vazhdojë të publikojë planet e veprimit të 26 masave dhe 11 nënmasave. Do vazhdojmë të udhëheqim procesin e Integrimit Europian. Reforma në Drejtësi do të jetë një përparësi edhd gjatë sesionit të këtij Kuvendi. Do të përmbushë detyrat e veta edhe për plotësimin e plotë të vakancave”, tha Nikolla gjatë fjalës.

Seanca hapëse e Kuvendit ditën e sotme do të nisë me fjalën hapëse të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i cili ka vizituar vendin tonë në kuadër të inaugurimit të 500 banesave të rindërtuara në Laç.

Gjithashtu Lindita Nikolla lexoi ndryshimet e propozuara nga Basha, pasi PD ditën e sotme i ka dërguar një shkresë Kuvendit, ku e vë në dijeni për ndryshimet në grupin parlamentar, përfshirë përjashtimet e “Berishistëve”. Mes deputetëve të përjashtuar janë Flamur Noka, Luan Baçi, Edmond Spaho dhe Albana Vokshi. Në shkresën e çuar nga PD, Kuvendi njoftohet dhe mbi ndryshimin e kreut të grupit parlamentar, nga Alfred Rushaj te Enkelejd Alibeaj.