Ditën e sotme, Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla ka lexuar ndryshimet e propozuara nga Partia Demokratike pas përjashtimit të mbështetësve të Berishës.

Duke filluar nga roli i ri i Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi, deri te nënkryetari i ri i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, Nikolla lexoi me radhë emrat e rinj në pozicionet e tyre parlamentare.

Ajo që bie në sy është emri i Edi Palokës, që ndonëse është përjashtuar nga Basha përshkak të mbështetjes për Berishën, ai vazhdon të jetë anëtar i Unionit ndërparlamentar.