Home AKTUALITET Njoftimi i policisë së Vlorës për vrasjen Altin Alikajt

Njoftimi i policisë së Vlorës për vrasjen Altin Alikajt

30

Policia ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me vrasjen e Altin Alikajt në Vlorë, i cili u gjet i vdekur në banesë. Ndryshe nga dyshimet paraprake ku u tha se Alikaj ishte qëlluar me sëpatë, policia thotë se plagët në kokën e viktimës janë të ngjashme me ato të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Në vijim informacionit paraprak, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në lagjen “24 Maji”, ku është gjetur i pajetë, në banesë, nga nëna e tij, shtetasi A. A., 46 vjeç, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022, ju bëjmë me dije se:

Nga këqyrja paraprake në trupin e shtetasit A. A., janë konstatuar dëmtime të ngjashme, si ato të shkaktuara me armë zjarri. Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Vlorës, për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.