Segmenti rrugor Fier-Mallakastër prej 30 kilometrash është në gjendje mjaft problematike. Banorët e zonës dhe udhëtarët shprehen të shqetësuar për mungesën e investimeve, ndërsa thonë se amortizimi i saj është kthyer edhe në burim aksidentesh.

Rruga që të çon drejt qytetit të Mallakastrës është lënë në harresë të plotë edhe pse është i vetmi segment që lidh Fierin me Mallakastrën.

Këtu investimet kanë munguar vazhdimësisht, ndërsa ata që e ndjejnë më së shumti janë drejtuesit e automjeteve, e ndërsa mungesa e investimeve ka bërë që mjetet e tyre të dëmtohen.

“Për rrugën mos na pyesni, si mos më keq.”

“Nuk do t’ia dijë asnjëri.”

“Rruga copë-copë.”

Përveç aksit rrugor, problematikë për banorët është bërë edhe ura që të çon drejt qytetit, ku amortizimi i saj ndër vite është kthyer në një burim aksidentesh.

“Të shkretat makina se çfarë po heqin, urën po mundet ti hapin më shumë këto kanale.”

“Makinat janë bërë copa, ura shumë e rrezikshme se mund të dalë koka e maces dhe të hedh në lumë.”

I gjithë ky segmentt rrugor prej 30 km është kthyer në një shqetësim serioz për udhëtarët, pasi e kanë ngritur disa herë zërin por problematika ka rënë në vesh të shurdhër.

ora