Home ELBASANI SOT VIDEO/LAGJJA “BEQIR DARDHA” PA INVESTIME

VIDEO/LAGJJA “BEQIR DARDHA” PA INVESTIME

60

Bashkia e Elbasanit nuk ndërhyn prej vitesh

Një nga lagjet e qytetit të Elbasanit e njohur me emrin “Beqir Dardha” edhe pse me nje numër të madh të banorëve ende nuk ka njohur investimet e duhura.

Problematika më e madhe vërehet në investimin e shesheve të pallateve të cilët ka nevojë për ndërhyrje. Në çdo shesh midis pallateve përveç ndotjes dhe inerteve vërhehet edhe mungesa e investimeve duke e lënë këtë lagje në këtë gjendje për shumë vite me rradhë.

Banorët thonë se shpesh kanë bërë kërkesa për rehabilitimin e shesheve si dhe vendosjen e vijave të bardha por deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje.Ata shprehen se këto hapësira mund të përdoren për tu bërë një lulishte,kënd lojrash apo edhe një fushë sporti në shërbim të komunitetit pasi fëmijët e tyre përdorin këto sheshe pallatesh për tu argëtuar në kohën e lirë.

Mungesa e investimeve në këte lagja ka sjellë edhe një braktisje nga banorët te cilët përveç investimeve që mungojnë ndjehen të friksuar për jetën e fëmijëve të tyre.