Aktorja dhe deputetja e njohur Adriana Matoshi, ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid dhe ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një foto gjatë momentit të vaksinimit.

Në një fotografi të shpërndarë në InstaStory, ajo shkroi:

“Une u vaksinova ne vendlindje! Nashta m’barazon me men me t’gjenerates se kurr mu rrite s’po di. As s’me dhimti as sen! Vaksinohu edhe ti se qekjo “Delta” e serte po na del”.