Ishte një verë e veçantë për Leo Messin. Kampioni argjentinas së pari fitoi Kupën e Amerikës më 10 korrik, duke mposhtur Brazilin 1-0 në finale. Pastaj, pas 17 vitesh i tha lamtumirë Barcelonës, duke u transferuar te PSG. Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” e rindërton “kasetën” dhe i kthehet suksesit me Albiceleste, që prishi një agjërim të zgjatur nga Lojërat Olimpike 2008.

“Kur fituam Kupën e Amerikës, nuk mund ta besoja. E ëndërrova aq shumë, saqë as nuk e kuptova se çfarë po ndodhte. Sinqerisht jam i mrekulluar nga ai triumf. Argëtohem më shumë tani, kur kujtoj ato momente. Të dimë që nuk jemi më të mirët në botë është një pikë kthese për ne. Tani, ajo që duam është të rritemi si skuader”.

Këto janë fjalët e Messit gjatë një intervistë telefonike me ESPN, teksa vazhdon: “Më në fund një festë e lumtur, nga dita e parë deri në të fundit. Unë gjithmonë luaja pa arritur qëllimin dhe 15 ditët e para ishin të hidhura”.

Pastaj shton: “Ishin disa gazetarë që më trajtuan si të dështuar, më akuzuan se nuk e ndieja fanellën. Ne duhet të fillojmë duke pranuar se nuk jemi më të mirët në botë. Nuk ishim më të këqinjtë më parë dhe ne nuk janë më të mirët tani”.

Messi pastaj shpenzoi fjalë të ëmbla drejtuar trajnerit të kombëtares, Lionel Scaloni: “Ai ka merita të mëdha për të gjitha këto. Ishte ai që mori ekipin kombëtar në një moment të vështirë, në të cilin besoi dhe e ndërtoi ngadalë. Trajneri gjithmonë e dinte se çfarë po bënte. Ai u besonte lojtarëve, sidomos atyre të rinj, gjithmonë e dinte se çfarë donte. Ne u rritëm pak nga pak. Nga Kupa e Amerikës në vitin 2019 ne bëmë një hap përpara, filluam të rritemi si ekip kombëtar”.

Së fundi, për ndeshjen e së enjtes kundër Bolivisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës në Katar 2022, ai thotë: “Po shohim se gjithçka është e çmendur, shumë keq që nuk mund të mbushen stadiumet për shkak të pandemisë. Është një moment spektakolar për Argjentinën. Me të vërtetë duam t’i shijojmë të gjitha këto momente. Ky ekip po mendon të marrë tri pikët për të vazhduar të rritet. Shumë herë i jemi afruar festimit të një titulli, tani e kemi bërë atë dhe duhet ta shijojmë”.