Është mbajtur ditën e sotme seanca gjyqësore për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Metamorfoza” ku në pranga ranë biznesmeni Pëllumb Gjoka, iosh shefi i Operacionales Olton Bistri, prokurori Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega, Astmer Bilali, Edmond Preka.
Sakaq në një deklaratë jashtë ambienteve të SPAK, avokati i Pëllumb Gjokës, Ylli Manjani është shprehur se nuk duhet të zhvillohen gjyqe të mbyllura dhe se mediat duhet të jenë prezente në sallë.
“SPAK ka të njëjtin qëndrim që ka prokurorët e vendeve të tjera. Jemi në sintoni të plotë. Në sallën e gjyqit nuk ka sekrete dhe nuk ka dosje hetimore. Nuk ka gjyqe të mbyllura vetëm Shqipëria i bën këto pisllëqe. Mediat të jenë në sallë”.