Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë kundër ish-kandidatit për kryetar të Drenasit, Xhavid Drenori. Ai akuzohet se e sulmoi Ramadan Berishën, djalin e tani ish-prokurorit Ibrahim Berisha më 19 nëntor.

“Betimi për Drejtësi” ka publikuar pamjet e përleshjes mes Drenorit dhe Berishës.

Sipas aktakuzës, më 19 tetor 2021, rreth orës 13:06, në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Drenas, Drenori për shkak të mosmarrëveshjeve të çastit me Ramadan Berishën, fillimisht janë fjalosur mes vete e pastaj “me dashje e ka sulmuar të njëjtin duke e goditur me këpucë”.

Vepra penale për të cilën akuzohet Drenori, nga neni 184, paragrafi 1 të KPRK-së dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

Ngritjen e kësaj aktakuze i akuzuari Drenori e konsideron të njëanshme.Të ngjajshme

“Total e njëanshme, total skandaloze. Skandaloze është ajo çfarë ka ndodh me mu ngritë aktakuzë për diçka që teorikisht ish dashtë me qenë e kundërta”, deklaroi ai për “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, Drenori bëri të ditur se kanë bërë kërkesë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë që të përfshihet edhe Ramadan Berisha si i akuzuar.

“Është skandaloz, është i papranueshëm dhe avokati tashmë e ka ba kërkesën që ta rishqyrtojë prokuroria lëndën”, ka thënë Drenori, duke shtuar se ky do të duhej të ishte palë e dëmtuar kurse Berisha i akuzuar.