Tre pacientë të kujdesit intensiv në Ukrainë kanë vdekur si pasojë e një zjarri në spital, të shkaktuar nga një qiri i ndezur për të kujtuar një vdekje të fundit nga COVID-19.

Katër persona të tjerë po trajtohen për djegie të rënda pas zjarrit në Kosiv, Ukrainën perëndimore, të martën.

Sipas zyrtarëve, gjithçka filloi kur një qiri u ndez nga një anëtar i stafit pranë pesë përqendruesve të oksigjenit – i cili menjëherë mori flakë. Ky rast është i fundit në një numër zjarresh vdekjeprurëse spitalore gjatë pandemisë.

Shërbimet lokale të urgjencës thanë se “injorimi i ligjeve elementare të fizikës dhe mosrespektimi i rregullave të sigurisë kanë çuar në humbje të pariparueshme”.

Zyra e prokurorisë lokale po heton incidentin, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax. Sipas një deklarate, personat e vdekur ishin dy gra dhe një burrë, ndërsa tre mjekë kanë pësuar djegie