Në Krujë përshembull ka filluar tani? Sepse ka pasur probleme të panumërta me pronat. Një projekt që është përpjekur t’i përshtatet natyrës së atij qyteti historik. Në Lacc, besojeni ose jo, por ja që edhe ne qeveria gjendemi hera herës gjendemi në të njëjtën pozitë sicc gjendet njeriu i zakonshëm në këtë sistem drejtësie. Një gjykatës, i cili nuk ka për t’ia dalë t’i shmanget kësaj përgjegjësie të madhe, ka dhënë një sigurim padie. A e imagjinoni dot dhe të shkosh e të japësh sigurim padije për të bllokuar procesin e rindërtimit, sepse i teket njërit të thotë nuk dua unë. Ndërkohë që pallati duhet të shembet dhe janë gjithë ata familje që presin, del një gjykatës dhe e bllokon. Duhet të ndjekim procesin.