Prej më shumë 30 minuta Sali Berisha po mban fjalën e tij në Kuvendin e thirrrur nga rreth 5 mijë delegatë të Partisë Demokratike.

Ndërsa më herët paralajmëroi rrëzimin e Edi Ramës nga detyra e klryeministrit të Shqipërisë dhe rikthimin e vlerave të demokracisë dhe ekonomisë së tregut duke sinjalizuar dhe rikthimin e tij në pushtet, Berisha ceku dhe çështjen e Open Balkan duke lajmëruar Vuçiç të mos rikthehet më në Tiranë në kuadër të këtyre takimeve pasi do të gjejë sheshet e rrugët plot me njerëz kundër:

“Paralajmëroj Gëbelsin e Millosheviçit ose Millosheviçin e ri, për Ballkanin e hapur mos mendo që do të vish ndonjëherë në Tiranë, pasi sheshet dhe rrugët do ti kesh plot kundër teje.
Grupi kriminal që udhëheq sot Beogradin, është iniciator i gjenocidit serb në Bosnje në Kosovë. Asnjëherë Tirana, nuk ka qenë si sot epiqendër e luftës së ftohtë kundër Prishtinës”.