Sipas MeteoAlb: Masat ajrore me origjinë verilindore do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë. Për pasojë: moti do të paraqitet i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare por do të kemi rënie të temperaturave të ajrit. Këto kushte atmosferike do të mbeten deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që mëngjesi të  shënojë 4°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në 24°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.