Mesditën e sotme do të mbërrijë në vendin tonë kryeministri i Holandës Mark Rutte. Ai do të pritet nga kryeministri Edi Rama dhe më pas do të ketë edhe një konferencë për shtyp mes ture. Rutte pritet të vizitojë edhe ambientet e piramidës për të parë nga afër projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie .

Agjenda e vizitës së Kryeministrit të Holandës Mark Rutte në Shqipëri

11.20  – Ceremonia e mirëseardhjes

11.30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte 

11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri 

12.30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte

14.00 – Vizitë në ambjentet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie 

Për herë të parë në Qershor 2021 Holanda vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën e saj të anëtarësimit në BE, si dhe përparimin me reformat. Lidhur me këtë vizitë edhe kryeministri Edi Rama disa javë më parë bërë një reagim duke njoftuar datën e takimit. m.v/Abcnews.al