Një dentiste profesioniste ka rënë per vdekje nga kati i nëntë i repartit Covid të një spitali në Rusi, disa ditë pasi prindërit e saj humbën jetën nga virusi, raportojne mediat vendase.
Darya Khorovskaya, 35 vjeçe, dentiste e respektuar e ortodoncisë në Shën Petersburg, u gjet fillimisht e gjallë por vdiq më vonë nga plagët në spital.
Pas ngjarjes u raportua gjithashtu se nëna e saj, Profesoreshë Lina Khorovskaya, 58 vjeçe, eksperte diagnostike mjekësore, kishte vdekur nga sëmundja disa ditë më herët. Ndërsa babai i saj Oleg Khorovsky, drejtor i një spitali të njohur dentar, gjithashtu kishte vdekur nga koronavirusi muajin e shkuar.
Rënia fatale e doktoreshës vjen pas disa vdekjeve të ngjashme gjatë pandemisë në Rusi.
Mjekja raportohet se ishte shumë e afërt me prindërit e saj dhe e tronditur rëndë nga vdekja e tyre, raportonin pacientët që kishin kaluar kohë me të në repartin e spitalit Elizavetinskaya në Shën Petersburg.
Gruaja ra nga dritarja e katit të nëntë prej rreth 30 metra lartësi dhe pësoi plagë të shumta.
Ajo ishte shtruar në spital prej komplikacineve të Covid-19, dy ditë pas vdekjes së nënës së saj.
Dr Khorovskaya – e cila punonte në klinikën e të atit – u dërgua me urgjencë në spital por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.
Babai i saj kishte hapur klinikën e parë private dentare në Rusi pas rënies së komunizmit, pasi kishte punuar dhe në SHBA.
Vdekjet vijnë teksa Rusia ka një rritje të infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19 sipas shifrave zyrtare.
Një ditë më parë në vend u raportuan 997 infektime ditore.
Të paktën dy doktorë të tjerë rusë kanë pësuar vdekje të ngjashme duke rënë nga dritaret e spitaleve.
48 vjeçarja Dr Natalya Lebedeva, u hodh drejt vdekjes nga kati i gjashtë i një spitali në Moskë pasi u fajësua për përhapje të infeksionit në klinikën e saj pranë Moskës.
Ndërsa 47 veçarja Dr Yelena Nepomnyashchaya, vdqi pas rënies nga dritarja e spitalit ku punonte në Krasnoyarsk, Siberi.
Kolegët thonin se ajo ishte ankuar për mungesa të pajisjeve mbrojtëse të pandemisë për doktorët e infermierët.