Home ELBASANI SOT VIDEO/PASTROHEN KANALET KULLUESE NË ZONËN E SULOVËS

VIDEO/PASTROHEN KANALET KULLUESE NË ZONËN E SULOVËS

33

Do të vijojë puna në të gjithë zonën 

Me afrimin e sezonit të të mbjellave njësitë administrative kanë filluar punën për pastrimin e kanaleve kulluese. Aktualisht po punohet për pastrimin e kanaleve në njësinë administrative Mollas.

Sipas administratorit Edmond Xhufka po pastrohen aktualisht kanalet kulluese në fshatrat Selitë,Kamunah dhe më pas do të vijohet me fshatin Mollas.

Administratori thotë se përmes pastrimit të kanaleve për fermerët do të jetë më e lehtë të ujisisn prodhimet e tyre si dhe do të shmangen problemet me përmbytjet.

Në zonën e Sulovës janë ngitur dhe funksionojnë sera në të cilat kultivohen produkte të ndryshme. Zona po ashtu numëron rreth 15 mijë rrënjë ullinj dhe funksionimi normal i kanaleve kulluese është i lidhur ngushtë me prodhimtarinë.