Home AKTUALITET SHËNDET VIROZAT E STINËS SHTOJNË FLUKSIN NË QENDRAT SHËNDETËSORE TË PRRENJASIT

VIROZAT E STINËS SHTOJNË FLUKSIN NË QENDRAT SHËNDETËSORE TË PRRENJASIT

12

Paralelisht bie numri I të infektuarve nga Covid

Në qytetin e Prrenjasit gjatë 2 viteve të fundit ka patur një numër  të konsiderueshëm qytetarësh të prekur nga Covid-19. Kjo rritje e vu re edhe gjatë muajit Janar të vitit 2022. Çdo ditë në qëndrën shëndetësore paraqiteshin për të berë tamponin 50 deri ne 60 qytetarë.

Sipas përgjegjësit të qëndrës shëndetësore Sami Agolli,gjatë muajit Shkurt ka një rënie të lehtë të personave të infektuar nga Covid në qytetin e Prrenjasit.

Mjeku thotë se nga ana tjetër gjatë këtyre ditëve është vërejtur një rritje e numrit të të prekurve nga virozat e stinës.

Edhe në qëndrat e tjera shëdetësore si në Rrajcë, Qukës dhe Katjepo ashtu është ulur numri i personave të prekur nga Covid.