Humbja e jetës së 7 vjeçares në plazhin e Potamit në Himarë teksa u godit për vdekje nga një gomone, e cila drejtohej nga shefi i policisë në komunitet në policinë e Elbasanit, Arjan Tase vijon ende të shkaktoj reagime.

Pas homazheve të mbajtura pasditen e së enjtes në qendër të qytetit të Elbasanit sot ka reaguar edhe partia demokratike. Kjo tragjedi është dhe më sensitive për qytetarët elbasanas pasi autori është një shef policie nga ky qytet. Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Eliona Gremi tha se Shqipëria është një vend i pa sigurt , pasi njerëz të veshur me uniformën e policisë jo vetëm vrasin fëmijë, por as nuk kërkojnë falje.

Ne vijim të deklaratës së saj Znj Gremi, kërkoi nga kryebashkiaku i Elbasanit të heqë dorë nga rritja e çmimit të ujit dhe të mbaj premtimin e dhënë për furnizimin e qytetit me 24 orë ujë pa ndërprerje.

“Shqipëria prej 48 orësh nuk gjen qetësi për të tejkaluar ngjarjen e tmerrshme në Himarë, ku vajza 7-vjeçare u vra nga shefi i policisë në komisariatin e Elbasanit. Shqipëria është kthyer në një vend i pasigurt ku punonjësit e shtetit me uniformën e policisë jo vetëm që vrasin fëmijët por edhe nuk shfaqin asnjë lloj pendese. Ajo që e bën situatën dramatike është sjellja e atyre që kanë pushtet dhe mandat për të drejtuar institucionet. Prej një muaj ne i kërkojmë bashkisë Elbasan që të heqë dorë nga shtimi i tarifave dhe taksave vendose sepse po e rëndon akoma edhe më shumë krizën ekonomike në vend”, tha Eliona Gremi, Anëtare e këshillit kombëtar PD.