Pas deklaratave të ish-kryeminstrit në Prokurori ditën e djeshme, PD ka reaguar në faqen zyrtare duke postuar videon e tij e duke shkruar se ai po mashtron hapur demokratët.

Në reagimin e saj, PD e cilëson Berishën si ideator dhe urdhërues të terrorit e dhunës dhe se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen .

Postimi i plotë:
Ja si mashtrojnë hapur. Demokratet u shkëputën përgjithmonë nga ata që përdorën dhunë

Vetëm një njeri në hall të madh mund të mashtrojë hapur shqiptarët për dhunën dhe terrorin e ushtruar kundër PD.
Sali Berisha ishte ideatori dhe urdhëruesi i dhunës dhe terrorit. Sali Berisha kërkonte që mbi gjakun e demokratëve të negocionte “non grata-n” e tij. Njësoj si ai, edhe ndihmësit e tij të sulmit përpiqen të mohojnë dhunën që e pa gjithë bota. Demokratët e kuptuan dhe u shkëputën përgjithmonë nga ata që e kanë përdorur dhunën si mjet politik! NE KEMI ZGJEDHUR