Makina e avokatit Adriatik Lapaj ka pësuar defekt dhe është përfshirë nga flakët në rrugën ‘Kuvajt’ në Tiranë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 25.05.2023, në rrugën “Kuvajt”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti me drejtues shtetasin A. L., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.