Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zbuluar datën e zgjedhjeve të parakohshme të 6 bashkitë pa kryetar.

Pas takimit me Presidentin Meta, Balla thotë se është në përputhje me Kushtetutën që zgjedhjet të zhvillohen më 6 mars.

Flet Taulant Balla pas takimit me Presidentin Meta:
“Respekti ndaj Kushtetutës është detyrim, respekti që ka të bëjë me detyrimin që ligji i ka dhënë Presidentit. Zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar brenda afatit 45 ditor, për ne nuk ka asnjë datë, data është përcaktuar nga ligji dhe Kushtetuta. Presidenti na ka informuar për organizimin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe presidenti mendon që zgjedhjet lokale të zhvillohen më 6 mars. Ne duhet të jemi dakord me Kushtetutën dhe ligjin”, tha Balla.