Një grua dyshohet se është vrarë nga luftëtarët talebanë për shkak se nuk kishte veshur rrobat e duhura në publik. Disa ditë pasi grupi terrorist u zotua të respektonte të drejtat e grave, një foto tronditëse është publikuar në rrjetet sociale ku shihet trupi i gruas i mbuluar nga gjaku dhe njerëz të tjerë që qajnë rreth saj.

Të paktën tre persona, përfshirë një gazetar, kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi luftëtarët hapën zjarr ndaj një turme që protestonte kundër sundimit të tyre, kanë raportuar mediat lokale. Vajzat e moshës 12 vjeç besohet se janë shënjestruar për t’u bërë skllave të seksit.