Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e djeshme në Kamëz, ku ndërroi jetë 25-vjeçarja Arjola Aliaj dhe u plagos rëndë babai i saj. Në pranga kanë përfunduar shtetasit Ervin Baçi, 42-vjeç dhe Mevlan Abazi 54-vjeç.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë: E. B., 42 vjeç dhe M. A., 54 vjeç, pasi ditën e djeshme kanë aksidentuar këmbësoret shtetasen A. A., 25 vjeçe dhe shtetasin S. R., 58 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në spital shtetasja A. A., 25 vjeçe, ndërsa shtetasi S. R., 58 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Faxnews