Një 29-vjeçar është arrestuar paraditen e kësaj të premte në Delvinë, pasi përplasi për vdekje me makinë një 58-vjeçare.
Viktimë e aksidentit të rëndë mbeti Shkëndije Halili. Pas ngjarjes, 58-vjeçarja u transportua në urgjencën e Sarandës, po fatkeqësisht nuk mund t’i mbijetonte plagëve të marra.
“Specialistët e qarkullimit rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin 29 vjeç, banues në Delvinë, pasi mëngjesin e sotëm, automjeti që drejtonte ky shtetas, ka përplasur këmbësoren, shtetasen Shkëndije Halili, 58 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve, ka humbur jetën, në spital.”, thuhet në njoftimin e policisë