Ka nisur pa probleme procesi votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës, nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

Kutitë e votimit për Referendumin janë hapur që prej orës 08:00 të mëngjesit, ku në të gjithë vendin do të jenë 72 qendra.

Një prej qendrave më të rëndësishme, është ajo e degës 2 në Tiranë, ku do të votojë dhe ish-kryeministri Sali Berisha, e cila është vendosur në një bar që quhet ‘Amerika’, pak metra larg selisë së ambasadës amerikane.

Për gazetarin e Fax News, Fatjon Gjinaj kanë folur ish-deputetët Klevis Balliu dhe Mimoza Hajdarmataj, të cilët thanë se e sotmja është një ditë historike për PD-në, ndërkohë që kanë ftuar të gjithë anëtarët e PD-së që të shprehin vullnetin e tyre.

Derimë tani vihet re një pjesëmarrje e konsiderueshme e anëtarësisë së PD-së.

“Lulzim Basha nuk është më në krye të PD-së, çdo vendim që merret prej tij është nul. Lulzim Basha është shkarkuar në Kuvendin e datës 11 Dhjetor, i cili ishte historik, për herë të parë u thirr nga vetë anëtarët e partisë”, tha mes të tjerave Hajdarmataj.