Një 16-vjeçar është plagosur me thikë në Sarandë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar.
I mituri u paraqit me urgjencë në spital, pasi ka marrë plagë në gjoks dhe në dorë. Aktualisht, po merr ndihmën e parë në spitalin e Sarandës.
Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të saj.
Ndërkaq, është identifikuar autori, i cili është një 14-vjeçar dhe policia është në kërkim të tij./abcnews.al