Plagosje me thikë në unazën e qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes dy personave ka degraduar në përdorimin e thikës nga njëri prej tyre. Një 70 vjeçar ka goditur me thikë në këmbë, një 45 vjeçar.
Shkak i konfliktit dyshohet se është për pronë (toka bujqësore). I dëmtuari është në spitalin e Korçës, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.