Aksident me një të vdekur në aksin rrugor Korçë-Maliq. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Pocestë në afërsi të një lokali. Viktima Petraq Premti, inxhinier minierash ka qënë duke dalë nga një lokal së bashku me persona të tjerë kur është përplasur nga një mjet që po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. Goditja ka qënë aq e fortë sa e ka hedhur në ajër dhe e ka tërhequr zvarrë për gati 100 metër duke i shkaktuar kështu vdekjen e menjëhershme.

Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e aksidentit ndërkohë që ka shoqëruar në polici Skerdi Konica drejtuesin e mjetit për tu marrë në pyetje për aksidentit e ndodhur. Duhet thënë se kryqëzimet e këtij aksi përfshi edhe këtë të fshatit Pocestë mbeten të rrezikshëm. Ky kryqëzim gjatë viteve të fundit ka regjistruar disa aksidente me pasojë vdekjen.

Njoftim i Plotë:

Maliq/Informacion paraprakMë datë 10.02.2022, rreth orës 18:20, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vashtmi, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Nissan”, me drejtues shtetasin S. K., rreth 25 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, ka aksidentuar këmbësorin P. P., rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.