Futbollisti i njohur portugez, Cristiano Ronaldo është një nga sportistët më të ndjekur me afërsisht 300 milionë ndjekës.

Por ajo që bie në sy është se ai ndjek vetëm një person me origjinë shqiptare, në Instagram dhe ajo është ylli i muzikës, Rita Ora.

Kjo tregon se Ronaldo është një fans i Ritës dhe pëlqen që ta ndjekë.

Kujtojmë që para disa ditësh, Ronaldo theu dy rekorde duke u bërë futbollisti i vetëm që luan pesë herë radhazi në Kampionatin Europian dhe falë dy golave kundër Hungarisë, 11 në total, u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Europianit.

fax web