Italia e Roberto Mancinit funksionon si një makineri perfekte. Të kaltrit ishin skuadra e parë që siguruan edhe matematikisht kualifikimin në raundin e 1/8-ave të Euro 2020 falë suksesit 3-0 ndaj Zvicrës në Olimpico të Romës, fitorja e 10-të radhazi kjo për Italinë pa pësuar gol, një tregues i qartë ky se skuadra e Mancinit është në formë të shkëlqyer.

Për trajnerin e të kaltërve edhe pse skuadra e tij ja ka dalë të sigurojë avancimin në fazën tjetër të Euro 2020, Italia do të synojë fitoren edhe në duelin e fundit në grup ndaj Uellsit për të ruajtur vendin e parë, edhe pse për kreun skuadrës së Mancinit do t’i mjaftonte edhe një pikë përballë britanikëve.

“Zvicra është një skuadër e fortë, e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë dhe ishte. Ne kishim disa raste, mund të kishim shënuar më herët dhe të kishim vuajtur më pak, por e meritonim atë gol në fund. Ishte ndeshje e luftuar minutat e para, por më pas i ushtruam presion lart dhe i detyruam të bëjnë gabime. Djemtë dolën vërtet mirë në sulm, nuk ishte e lehtë, ndeshja e tyre e dytë në pesë ditë dhe është mjaft nxehtë.Më pas e ndryshuam sistemin për të marrë frymë, pasi ishim të lodhur dhe duhej të bënim rregullime.

Dëmtimi i Chiellini? Do të shohim nesër dhe shpresojmë të mos jetë asgjë serioze. Uellsi? Luajmë për të fituar çdo ndeshje dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne ja kushtojmë këtë fitore të gjithë italianëve që po vuajnë tani”, u shpreh Mancini.

Me paraqitjet që ka bërë në dy ndeshjet e para të grupit A Italia është konfirmuar si një nga skuadrat pretendente për t’i shkuar deri në fund këtij Europiani, pasi formacioni i Mancinit nuk ka bindur vetëm me rezultate por edhe me lojë.

fax web