DVP Durrës

Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 42 vjeç, banues në Itali, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke ndihmuar 3 shtetas të huaj, për të kaluar kufirin, me dokumente të shtetasve të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin në kërkim R. A., 59 vjeç, banues në fshatin Romanat Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës i ka caktuar masën “Arrest në burg” për veprën penale “Ngacmim seksual”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 19 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi duke drejtuar automjetin është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 25 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.