Maliq- Një 60 vjeçar me inicialet R.E është dërguar në spital në pasi zetori të cilin po drejtonte doli nga rruga, duke e lënë të plagosur.

Sipas njoftimit të policisë ai po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Korçës ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:
Maliq/Informacion paraprak

Më datë 07.01.2022, rreth orës 12:50, jemi njoftuar se në fshatin Bregas, Maliq, një mjet zetor, pa targa, me drejtues shtetasin R. E., rreth 60 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.