Në koferencën për media, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ku foli për problematikat, pakicat kombëtare në Shqipëri dhe për censin, u ndal dhe te çështja “Beleri”.
Për Belerin, i cili ndodhet në burg që prej 12 majit të këtij viti për blerje votash, Dule tha se procesi ka paligjshmëri, sepse po pengohet nga betimi si kryebashkiak i Himarës edhe pse nuk ka një vendim të formës së prerë për të.
“Beleri ishte me avokatin e vetë dhe një të afërm. Kujt po ia blinte votën? Kemi paligjshmëri në procesin e Belerit. Ajo që nuk është ligj shqiptar e as grek, por është turp, është prezumimi i pafajësisë. Nuk ka një vendim të prerë, dhe është i prezumuar i pafajshëm, prandaj nuk mund të pengohet të betohet dhe të marrë përsipër detyrën.
Kjo është një shkelje e Kushtetues, legjislacionit në fuqi, konventave europiane dhe konventave shoqërore. Beleri është peng dhe privohet nga marrja e detyrës.
Askush nuk e pengoi drejtësinë të kryejë punën e vetë, por mbajtja e Belerit pa betuar gjashtë muaj është shkelje flagrante dhe nuk duhet lejuar”, tha Dule.