Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë për një vizitë zyrtare. Presidenti Bajram Begaj e ka pritur homologun austriak me ceremoni shtetërore. Më pas është parashikuar që rreth orës 11:45, dy homologët pritet të mbajnë edhe një deklaratë për media.
Në orën 13:00 do të mblidhet edhe Kuvendi për një seancë të posaçme, ku presidenti austriak do të mbajë fjalën përshëndetëse. Van der Bellen do të zhvillojë takime të nivelit të lartë, si dhe do të marrë pjesë me Begajn në një forum ekonomik me përfaqësues të biznesit austriak në Shqipëri.
Axhenda e vizitës:
10:30 – Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.
11:45 – Deklarata për media e dy Presidentëve duke vijuar më tej me një Konferencë të përbashkët për media.
17:00 – Do të zhvillohet Forumi Ekonomik në Hotel Rogner (Antigonea 2), ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse.