Presidenti Bajram Begaj mbajti një konferencë për shtyp me homologun e Polonisë, Duda. Begaj tha se në fjalën e tij se Shqipëria dhe Polonia janë dy vende me marrëdhënie shumë të mira, e ndërsa vlerësoi bashkëpunimin në fushën e turizmit, arsimit.
Por Begaj tha se ka hapësirë për të bërë më shumë mes dy vendeve. Begaj tha se bashkëpunimi ekonomik e tregtar i cili megjithëse ka zhvillime pozitive dhe një kuadër të plotë ligjor është larg mundësive të dy vendeve.
“Vlerësova marrëdhëniet e mira politike e miqësore të rikonfirmuar edhe përmes kësaj vizite te mikut Duda në Tiranë. Pavarësisht marrëdhënieve diplomatike të lidhura 86 viteve më parë, marrëdhëniet mes dy popujve tanë datojnë që në mesjetë. Ramë dakord për ët dhënë kontributin në nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimet, ka shumë fusha të tjera ku mund të bëhet edhe më shumë. I shpreha mirë për solidaritetin që treguan për kapërcimin e dëmeve të tërmeti shkatërrimtar gjatë tërmetit dhe pandemisë.”, tha Begaj.
Nga ana tjetër Presidenti polak Andrzej Duda, tha se bashkëpunimi do jetë në shumë fusha, në ndërtim, turizëm, investimi në infrastrukturë, linja hekurudhore etj. Ai tha se Shqipëria po zhvillohet në mënyrë dinamike.
“Nuk kam dyshim që përsa i përket mundësisë të zhvillimit janë të gjithanshme, në fushën e turizmit, ku mund të themi që është një nga më të thjeshtat dhe më të shpejta elemente në kuptimin e formave të zhvillimit dhe bashkëpunimit ekonomik. Por edhe fusha e ndërtimit, kryeqyteti përreth shikoni në çfarë mënyre dinamike po zhvillohet Shqipëria. Nuk është fjala vetëm për firmat e ndërtimit, por bashkëpunimi në këtë sferë , futet edhe investimi i infrastrukturës, investimi në linja hekurudhore. Është një spektër shumë i madh”, tha Durda.