Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ardhur në qytetin e Lezhës ku do të bëjë homazhe dhe do të vendosë një kurorë me lule në memorialin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë.

Nga vendi ku prehen eshtrat e Skënderbeut, Meta nga Lezha lartësoi figurën e Gjergj Kastriotit, si simbol i identitetit kombëtar.

“Me shumë të drejtë fenoli do ta konsideronte si shqiptari më i gjallë sepse është jo vetëm ky heroi ynë kombëtar që i dha identitetin më të fortë kombit tonë në mbrojtje të lirisë është të dinjitetit kombëtar dhe njerëzor por njëkohësisht është edhe personalitet i jashtëzakonshëm i qytetërimit evropian, ai përcaktoi rrugën dhe të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kjo figurë kaq e madhe që edhe shekuj më pas hsërbeu si një frymëzim kryesor i rilindjes tonë kombëtare për të ngritur popullin shqiptar në luftën për shtet-formim dhe pavarësi, është pikërisht Gjergj kastriot skëndërbeu që me veprën e tij frymëszoi të gjithë shqiptarët”, tha presidenti Meta.