Liverpool ka hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve të Champions League.

Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp triumfoi 3-1 në Portugali, ndaj Benfica, dhe pret i qetë ndeshjen e kthimit në Anfield. Konate, Mane dhe Luis Diaz ishin autorët e golave për “The Reds”, ndërkohë që Darëin Nunez përfitoi nga një gabim i mbrojtjes angleze për të shënuar golin e vetëm të vendasve në këtë takim.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes në Champions, Manchester City dominoi totalisht ndaj Atletico Madrid, por arriti të shënojë vetëm një gol, në minutën e 70, me mesfushorin Kevin De Bruyne