Ukraina ka publikuar përditësimin mbi numrin e humbjeve që Rusia ka pësuar që nga fillimi i luftës. Ukraina pretendon se 19,000 trupa ruse janë vrarë dhe 1,891 automjete të blinduara të forcave ruse janë shkatërruar.

Kjo erdhi pasi NATO vlerësoi se deri në 15,000 trupa ruse ishin vrarë që nga fillimi i pushtimit të Moskës më 24 Shkurt .

Ndërkohë, ditën e djeshme zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, pranoi një humbje të konsiderueshme të trupave ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Sjellim në vëmendje se muajin e kaluar, Rusia pretendoi se 1,351 nga trupat e saj kishin vdekur.