Nga Erion Murataj!

Kemi tashmë javë që dëgjojmë për luftën e madhe dhe errësirën që i kanoset botës. Vetëm ne me udhëheqësin legjendarë s’do vuajmë se gjoja partia e ka popullin si sytë e ballit. Broçkullat për fikje dritash dhe menaxhim të integruar me instrumenta mbrojtje për ekonomine që mos të ndikojë në rritjen ekonomike e cila konvergon në bla bla bla.

Po mire more ju martofshim nënat kujtoni se njerzit s’kanë sy? I dini qorra?

Kjo demokracia dhe teknologjia ju nxjerr pa brekë, e dini? Shikoni ku e keni katandisur kaskaden dhe shikoni se si në mes të ditës dritat që komisionet shterp të implementimit të masave duhet të shikonin e çonin para përgjegjësisë ata që i lënë ndezur.

Ky është menaxhimi?

Apo mendoni se mund të prostituoni dhe mendjen e atyre pak njerëzve apo mediave që ende s’kanë vendosur të bëhen pjesë e shoqatës se baxhellave të tranzicionit politik.

Mire Saliu e vrau me Rezart Taçin e ti që e varrose me Beson sektorin e naftës po pse e përdhunon opinionin me Belindën apo kujton se meqe hiret i janë “rindezur” mund të pranojnë e disa që kanë shtyllë kurrizore. Mire ne që protestojmë skemi turp. Po ju lista e degjeneruar e përdhunimit politik të shqiptarëve nuk i druheni turpit që do t’iu vesh historia kur të kenë ikur të pangopur nga përdhunimi dhe ai 40% që ju voton? Me lini t’iu them diçka!

E di që turpi është nocion i panjohur për ju. E di dhe që për Saliun, Edin dhe Ilirin morali justifikohet me emrin kafshë politike. Por dijeni që dhe kafsha ka parime di ku kur dhe ke …. Atyre që u pëlqen shikoni fotot dhe uroj që errësira që ju pret t’iu lehtësoi sa më shumë dhimbjen e përdhunimit që ju shijon sa herë i votoni këta./Egnatia news