Home ELBASANI SOT VIDEO/PROVIMET E MATURËS SHTETËRORE

VIDEO/PROVIMET E MATURËS SHTETËRORE

30

Në Prrenjas vijojnë përgatitjet

Një  muaj më parë Ministrja e Arsimit  Evis Kushi firmosi udhezimin për datat e provimeve të maturës shtetërore. Provimet do të nisnin nga hartimi i  testeve, administrimi i procesit dhe vlerësimi i provimit.

Sipas programit nga data 9 qershor,deri më 24 Qershor nxënësit maturantë do të zhvillojnë  provimet.  Provimi i parë është gjuha e huaj më pas maturantët do të testohen në gjuhë letërsi që do zhvillohet me dt 11 qershor e matematika me dt 17 qershor.

Në fund të sezonit maturantët do të zhvillojnë provimin me zgjedhje. Sipas drejtorit të zyrës arsimore në Prrenjas Mehdi Hana nxënësit maturantë kanë nisur pergatitjet  nën drejtimin e mësuesve të lëndëve dhe janë përcaktuar edhe klasat ku do zhvillohen  provimet .

Në përfundim të provimeve gjatë vitit të kaluar nxënësit  maturantë arritën note mesatare 7 .