Home ELBASANI SOT VIDEO/URA E VJETËR E SHKUMBINIT

VIDEO/URA E VJETËR E SHKUMBINIT

79

Prej një dekade jashtë funksionit

Ura e vjetër në lumin Shkumbin ka mbi 10 vite që është e dëmtuar. Për shkak të vjetërsisë dhe faktorëve atmosferik ura u dëmtua dhe u bë e pakalueshme. Dikur kjo urë lidhte njësitë administrative me qytetin e Elbasanit dhe për kohën ishte jetike.

 Për shkak se riinvestimi në të ishte i pamundur qeveria shqiptare ndërtoi një urë të re ngjitur me të e cila sot kryen të gjitha funksionet.

Për nga vlera e vjetërsisë që mban ka nga ata qytetarë të cilët mendojnë se kjo urë nuk duhet shembur por mund të bëhet një riinvestim dhe të përdoret për kalimin e këmbësorëve.

Për shkak se në këtë vend nuk është investuar dhe kjo urë është kthyer në gërmadhe ajo po mbulohet edhe nga mbetjet.