Ndryshe nga selia rozë ku ka nisur festa për fitoren në bashkinë e Kamzës dhe Vorës, në selinë blu situata është e qetë ku po mbizotëron heshtja.

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Tiranën Belind Këlliçi po presin qe të nis edhe votimi për bashkinë më të madhe në vend. Ndërkohë nuk kanë reaguar për dy humbjet që ky koalicion pësoi në Kamëz dhe Vorë.

Sakaq rikujtojmë se kryeministri Edi Rama në një postim në facebook, bëri një parashikim ku PS fiton mbi 50 bashki, ndërsa opozita nga 0 deri në 11 bashki.