Kryetari i PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se tashmë Partia Socialdemokrate ka përfunduar fazën e parë të regjistrimeve të antarëve të KZAZ-ve për qarkun e Elbasanit duke bërë të ditur se çdo votë e qytetarëve të qarkut të Elbasanit do të mbrohet nga përfaqësuesit e PSD në KZAZ.
Murataj fton të gjithë qytetarët e Qarkut të Elbasanit që jetojnë në bashkinë Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Belsh, Peqin, Gramsh dhe Elbasan të bëhen pjesë e PSD Elbasan për ti dhënë një tjetër jetë zhvillimit të qarkut të Elbasanit përmes përkushtimit dhe punës së tyre.
Në çdo bashki të Qarkut Elbasan, PSD ka zyra të pritjes së qytetarëve ku çdokush mund të drejtohet për tu informuar.
Gjithashtu Murataj ka vënë në dispozicion edhe kartvizitën me të dhënat, për të lehtësuar kontaktin me njerzit.
Postimi i Erion Murataj