Gjithçka e lehtë për Paris Saint-Germain në ndeshjen e javës së 23-të të Ligue 1, në fushën e kampiones në fuqi, Lille.

Parizienët, në fakt, mbyllën llogaritë që në pjesën e parë falë golave të Danilos, Kimpembe dhe Messi, ndërsa për vendasit nuk mjaftoi goli i Botman.

Në pjesën e dytë sërish Danilo dhe Mbappe vulosën fitoren 1-5.

Goli i Mbappe ishte me i bukuri i nates pasi nje kthese me te djathten. Sakaq, per Messin ishte rrjeta e dyte ne Ligue 1. Me kete sukses, PSG shkon ne kuoten e 56 pikeve, 13 me shume se vendi i dyte, qe mbahet pikerisht nga Lille.

Kylian Mbappé ka thyer heshtjen në një intervistë për ‘Amazon Prime Video’ dhe fjalët e tij kanë bërë xhiron e botës. I pyetur mbi Real Madrid, francezi nuk hezitoi të fliste qartë për këtë çështje.

“Vendimi për të ardhmen time nuk është marrë ende. Fakti qe do te luajt kundër Real Madrid ndryshon shume gjëra! Edhe pse jam i lirë të bëj atë që dua, nuk do të flas per ekipin kundërshtar apo të bëj diçka”, ka shpjeguar ai.

Me pak fjalë, Mbappé vjen të thotë se nëse PSG nuk do të ishte çiftuar kundër Realit në 1/16 e Champions League, ndoshta do ta kishin mbyllur tashmë nënshkrimin e tyre.

Por kjo ka vonuar gjithçka!