Të ardhurat ekonomike nuk iu mjaftojnë

Me rritjen e temperaturave dhe qytetarët  e qytetit të elbasanit kanë  filluar të mendojnë  për pushimet e tyre . 

Pavarësisht dëshirave të tyre pamundësia ekonomike mbetet një nga arsyet të cilat i pengojnë  ata që të zgjedin  një destinacion  për të kaluar disa ditë pushime. 

Të ardhurat  e tyre nuk janë  të mjaftueshme dhe qytetarët  shprehen se vit pas viti të ardhurat nuk i mjaftojnë për  një jetesë normale dhe se pushimet  mbeten nje “lluks” per ta .

Të tjerë shprehen se e vetmja mënyrë për të mundësuar  pushimet e tyre është  vetëm  me ndihmën e të  afërmve  të tjerë të cilët  jetojnë jashtë  vendit tonë.