Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasen Arinarda Asllani, 32-vjeç.

Asllani goditi me mjet prerës thikë, burrin e saj Arjan Jorgati, 32-vjeç për “8 Mars”.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes çifti, ndërsa bashkëshorti mori dëmtime të lehta në trup dhe u dërgua në spital për mjekim.

Sipas gazetares së ABC News, Valbona Davidhi, çifti ka pasur probleme të vazhdueshme dhe situata ka qenë e përsëritur.

32-vjeçarja është nënë e 3 fëmijëve, ndërsa nuk ka shprehur pendesë në senacë.r.t/abcnews.al