Tre të rinjtë që shihni në foto janë 3 viktimat e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë në rrethrrotullimin e Saukut.

Në automjetin ‘Audi Q8’ udhëtonin Klevis Ruçaj, që ishte shoferi dhe dy vajzat, Eriselda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, ndërsa të tre humbën fatkeqësisht jetën. Po ashtu në aksident u plagosën 2 persona të tjerë që udhëtonin në mjetin ‘Honda’ që i ra sipër “Audi”.

Ndërkohë, gazetari Igli Çelmeta tha për BalkanWeb se Ruçaj, i cili ishte pajisur me leje drejtimi në vitin 2021, ishte një shofer problematik, pasi brenda pak muajsh ishte gjobitur 5 herë për shkelje të rregullave të qarkullimit, kryesisht shpejtësi dhe përdorim celulari në timon.

Gjobat:
• Ne daten 06.09.2022, per parkalim te gabuar.

• Ne daten 07.09.2022, per shkelje te sinjalizimit rrugor.

• Ne daten 15.11.2022, per mos rregullim shpejtesie ne qendrat e banuara (gare shpejtesie).

• Ne daten 09.12.2022, per perdorim celulari.

• Ne daten 27.01.2023, per shkelje te sinjalizimit rrugor dhe i pa pajisur me siguracionin e detyrueshem te mjetot motorrik.

(BalkanWeb)