Kryeministri Edi Rama akuzon opozitën për skandalin e nxjerrjes së të dhënave të listave të pagave të shqiptarëve, që sipas tij ka qëllim destabilizimin e vendit.

Pas ndjesës që kërkoi, kreu i qeverisë, referuar opozitës, u shpreh se “kjo mund të mos jetë e fundit duke pasur parasysh deklaratat e bëra nga foltoret e Kuvendeve dhe anti-Kuvendeve që paralajmërojnë zymtyra të tjera”. Më tej ai tha se paraprakisht dyshohet se të dhënat kanë dalë nga një i infiltruar nga brenda.

Duke pasur parasysh deklaratat e bëra nga foltoret e Kuvendeve dhe anti-Kuvendeve mund të mos jetë e fundit, prandaj thirrja ime për prokurorinë është që të hetojë duke kërkuar që të përgjigjen jo vetëm të gjithë pa përjashtim.